Connect with us

Lajme

LIVE/ Një minutë heshje për Nishanin, djali merr flamurin nga Garda, arkëmorti niset drejt Sharrës

Publikuar

më

Janë mbyllur homazhet e zhvilluara në Presidencë, ku po zhvilloheshin në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani. Pas mbylljes së homazheve pritet që arkmorti me trupin e tij të pajetë do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të prehet ish-presidenti Bujar Nishani.

I mbështjellë me flamurin kombëtar, arkmorti me trupin e pajetë të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani është nxjerrë nga Presidenca.

Pas homazheve në ambientet e brendshme të institucionit që ai drejtoi për pesë vite, ka nisur ceremonia për përcjelljen për në banesën e fundit.

1 minutë heshje për Nishanin, djali merr flamurin nga Garda,

Një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij u mbajt nga të gjithë të pranishmit.

Kortezhi mortor me arkmortin me trupin e pajetë të Bujar Nishanit është nisur në këmbë përgjatë bulevardit.

Presidenti Nishali la pas bashkëshorten Odetën, djalin dhe vajzën, të cilët së bashku me babain e ish-kreut të Shtetitdhe të afërm të tjerë kanë pritur sot ngushëllime nga qindra qytetarë, personalitete, drejtues, ministra, deputetë, ambasadorë dhe miq të familjes.

g.kosovari

NA NDIQ NË FACEBOOK