Connect with us

Lajme

Kryetari i ri i ASH-së së Gostivarit takon gazetarët, Abdija: Korrektësi me çdo media

Published

on

Kryetari i sapozgjedhur i ASH-së, Dega në Gostivar, Gazmend Abdija ka zhvilluar takim me gazetarët e qytetit. Në takimin prezentues, Abdija tha se me median në përgjithësi do të ketë bashkëpunim korrekt dhe do të jetë i hapur për çdo gazetarë. Theksoi si të nevojshme, media të jetë e lirë në punën e saj, dhe bëri thirrje ajo mos keqpërdoret nga askush për politikë ditore nëse duam të kemi shoqëri demokratike.

“Sot ishte një takim i këndshëm me gazetarët i cili u realizua me ftesë nga ana ime si kryetar i poaszgjedhur i ASH-së, dega në Gostivar. Pasi ne e kishim Kuvendin e degës ku edhe u zgjodh kryetari i degës, mirëpo për shkak të punimeve deri në orët e vona të Kuvendin, nuk patëm mundësi që menjëherë pas daljes nga Kuvendi të kmei prononcim. Sa i takon takimit me gazetarët, unë thash se do të jem maksimalisht i angazhuar që bashkëpunimi të jetë i hapur pa përjashtim, për çdo shtëpi informative dhe gazetarë. Në fund gazetarët dhe vetë media vendos se cili nga lajmet se cilat ndodhi janë të rëndësishme për t’u transmetuar në opinion. Gazetarët janë të rëndësishëm pasi ata mbajnë korenspodencën tonë për punët tona me opinionin më të gjerë. Gjatë takimit vlerësova se fjala e lirë është shumë esenciale për të pasur një gazetari profesionale dhe të pa cenzuruar. Është ndoshta momenti i duhur ti bëjë apel edhe oponencës politike që edhe ata të jenë të hapur dhe mos e shfrytëzojnë madian për politika ditore”, deklaroi Gazmend Abdija, kryetar i ASH-së, dega në Gostivar.

Ai ka falenderuar edhe kuvendarët e ASH-së, dega në Gostivar për besimin e dhënë. Me këtë rast tha se do punojë me ekipin fuqishëm për ta ruajtur besueshmërinë e elektoratit dhe të sjellim fitore të reja në Gostivar.

“Felenderojë kuvendarët që më dhanë besimin për ta udhëhequr degën e Gostivarit dhe nga këtu i sigurojë se nuk do të ketë zhgënjim dhe nuk do të mungojë bashkëpunimi me secilin anëtarë nga i pari deri te i fundit, por jemi të hapur edhe për të gjithë qytetarët të cilët vlerësojnë se ne mund të ju ndihmojmë në ndonjë problem apo hall që ata kanë’, deklaroi më tej Gazmend Abdija, kryetar i ASH-së, dega në Gostivar.

Abdija bëri të ditur se do të angazhohet për ta reformuarë edhe më tej ASH-në, edhe pse si subjekt politik, ai beson se ka demokraci të brendshme. Në takim ku mori pjesë edhe kryesuesi i këshillit komunal të Gostivarit, Valbon Limani i cili poashtu vjen nga ASH, u bë e ditur se së shpejti dega e kësaj partie në Gostivar do ta zgjedh edhe kryesinë e re mesin e të cilëve do të ketë prurje të reja dhe persona që deri më tani nuk kanë qenë të kyçur në politikë./Zyrtare.net/

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media