Lajme
Kovaçevski: Vërejtjet tona futen në propozimin e ri francez

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka bërë thirrje për përmbajtje nga spekulimet duke njoftuar se në propozimin e ri francez për zgjidhjen e kontestit Shkup – Sofje, çështjet historike nuk janë pjesë e kornizës negociuese.
Ai nuk dha shumë detaje për këtë propozimin të ri, tha se do t`I dorëzohet Kuvendit dhe Presidentit duke paralajmëruar më shumë detaje për nesër.
“Vërrejtjet tona ishin se cështjet historike të mos jenë pjesë e kornizës negociuese dhe kjo përmbahet në këtë propozim-dokument që është dorëzuar dhe po shqyrtohet nga MPJ-ja. Vendi ka plan dhe strategji që japin rezultate.Vendimi do të merret në mënyrë konstruktive duke mbrojtur interesat kombëtare.” – tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së./KlanMacedonia
















