Lajme
Kasami – Ahmetit: Publiko listën e donatorëve dhe kompanive që financojnë mega-koncertin!

Kreu i BESËS, Bilall Kasami ka reaguar në lidhje me deklarimet e Ahmetit se koncerti i BDI është financuar nga biznesmen.
Postimu i Kasamit:
Kreu i BDI-së paska deklaruar se “mega-koncertin” në këtë kohë krize kaq të madhe ekonomike e financojnë donatorë dhe kompani të ndryshme. Prandaj për hir të transparencës, këto donatorë por edhe ato kompani duhet t’ju tregohen qytetarëve dhe mos ta fshehin, sepse bëhet fjalë për shuma marramëndëse. Vetëm pak ditë më parë një kompanisë në Tetovë, zjarri i shkaktojë dëme materiale afër 12 milion euro. Me krijimin e kësaj qeverie shumica e bizneseve kanë pësuar humbje të mëdha nga mos qeverisja e mirë duke i ngarkuar bizneset me shpenzime të panevojshme. Pas kësaj fshihet edhe një aferë mjaft e dyshimt, ku për të arsyetuar mega-korrupsionin e tyre organizojnë koncerte të tilla në kulmin e një krize globale financiare dhe ekonomike e arsyetojnë si financim nga bizneset private.
Le të bëhen transparent dhe të publikojnë me lista donatorët dhe kompanitë që financojnë përndryshe, lihen shume dyshime se gjithë këto shpenzime të panevojshme bëhen nga paratë e zhvatura përmes korrupsionit të funksionarëve të BDI-së!
















