Lajme
Incident në Komisionin për çështje europiane në Kuvend (VIDEO)

Gjatë seancës së ditës së sotme në Komisionin për çështje europiane në Kuvend ka ndodhur një incident mes kryesuesit të Komisionit për Çështje Evropjane, Arbër Ademi dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Në videon që ka publikuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov shihet se incidentit i ka paraprij një debat i ashpër mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Aleancës për shqiptarët në njërën anë dhe kryesuesit të Komisionit, Arbër Ademit në anën tjetër.
Por në një xhirim tjetër të shërbimeve të kuvendit shihet momenti i debatit gjatë seancës dhe momentet që i paraprinë incidentit. /KlanMacedonia/
















