Lajme
‘Idealet e Arbnor Deharit janë rruga e vetme’ – Kur i përfshiri në aferën e ryshfetit i jepte mësim popullit

Një skandal i ryshfetit është publikuar sot nga Ditari i Buzhalës. Bëhet fjalë për 30 mijë euro ryshfet veç për dërgimin e një emaile tek autoritetet se është kryer puna nga kompania ‘Infratek’ në rrugën Gjakovë-Dollc.
Në këtë aferë korruptive raportohet se është i përfshirë Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Liburn Aliu.
Ky këshilltar i ministrit dikur jepte mësim se idealet e Arbnor Deharit janë rruga e vetme për të punuar.
“Idealet e Arbenorit janë rruga e vetme në të cilën ne duhet të punojmë shumë”, kishte shkruar ai në facebook.
Ramqaj raportohet se edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.
Sipas Nacionales, emri i dajës së Florent Ramqaj është Halil Jahaj.
Nga përgjimet nënkuptohet se edhe nëse kompania ndërtimore do t’i kishte kryer punët si duhej sipas të gjitha rregullave e standardeve të projektuesit, do t’i nënshtrohej ryshfetit në fjalë.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës prej 23 marsit 2021 drejtohet nga Liburn Aliu, një prej njerëzve më të pushtetshëm në Vetëvendosje për shkak të afërsisë me liderin, Albin Kurtin.
Në muajt e fundit pas ardhjes në pushtet, mediet raportuan për shtëpinë e Liburn Aliut në Lagjen Marigona dhe e cila nuk përkonte me imazhet e politikanit që avokonte për varfërinë dhe për mjerimin.
























