Connect with us

Lajme

Hera e dytë që i vendoset tritoli/ Hoteli në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit në Sarandë

Publikuar

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në një hotel në Sarandë. Mësohet se hoteli është në pronësi të shtetasit Mariel Murati.

Aktualisht ai është drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor në Sarandë. Kjo është hera e dytë që i është vendosur tritol hotelit të Muratit.

Ngjarja e parë ka ndodhur më 9 shkurt të vitit 2021, kur iu vendos një sasi tritoli godinës që ishte ende në ndërtim.

Nga informacionet paraprake raportohet se hoteli do inaugurohej pas disa ditësh.

Mariel Murati ka mbajtur postin e ish-Drejtorit të ALUIZNI-t Sarandë, aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në lagjen nr.4. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

1656536124_marriel.jpg

g.kosovari

NA NDIQ NË FACEBOOK