Connect with us

Lajme

Grabitja e bankës në Koplik/ Dalin pamjet e arrestimit të autorëve, ja momenti kur polici nxjerr kallashnikovin nga uji

Publikuar

Publikohen pamjet e megaoperacionit policor të koduar “Syri i Sheganit”.

Gjatë këtij operacioni u zbardh ngjarja e ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik të Malësisë së Madhe. Gjithashtu u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Në pamjet e publikuara nga policia shfaqet dhe momenti kur efektivi nxjerr nga uji armën kallashnikov që është përdorur gjatë grabitjes nga autorët.

Gjatë kontrollit nga polumbarët e RENEA-s, deri tani është gjetur njëra nga armët e zjarrit që autorët kishin me vete gjatë kryerjes së grabitjes së vlerave monetare.

Grabitja e bankës në Koplik/ Dalin pamjet e arrestimit të autorëve, ja momenti kur polici nxjerr kallashnikovin nga uji

/e.d

NA NDIQ NË FACEBOOK