Connect with us

Lajme

FOTOT/ ‘Para konfirmimit zgjedh familjen’! Gjyqtarja Rilinda Selimi shkarkohet nga detyra

Publikuar

më

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka shkarkuar nga detyra të mërkurën gjyqtaren në Gjykatën Administrative të Apelit Rilinda Selimi.

Gjyqtarja kishte pretenduar në KPA se ankimi i Komisionerit Publik nuk qëndronte, ndërsa këmbënguli në ligjshmërinë e pasurisë së saj dhe të bashkëshortit.

Selimi kundërshtoi në mbrojtjen e saj kërkesën e Komisionerit Publik për të rihetuar pasurinë e saj, kundërshtoi konsiderimin si person të lidhur të vjehrrit, ndonëse tha se ishte sjellë prova për të dokumentuar ligjshmërinë e pasurisë së tij.

Ajo e cilësoi të pabazuar ankimin e bërë në kriterin e figurës. Duke iu referuar shkarkimit të bashkëshortit dhe pretendimit të Komisionerit për hetim në këtë aspekt, Selimi tha ndër të tjera se: “mes konfirmimit dhe familjes, zgjedh familjen”, raporton birn.

Selimi po ashtu kundërshtoi edhe pretendimet e Komisionerit në kriterin e profesionalizmit, pasi shtoi se nuk kishte qenë në asnjë rast në konflikt interesi dhe këmbënguli se padia ndaj një kompanie ajrore kishte qenë e drejtë e saj.

Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit, u konfirmua në detyrë në 14 dhjetor 2020 nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit drejtuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komici. Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, rekomandoi menjëherë apelimin e vendimit, duke arsyetuar se KPK nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sipërfaqësisht disa prej problemeve të gjyqtares që preknin të tre kriteret e rivlerësimit.

Komisioneri Publik bazuar në këtë rekomandim ankimoi çështjen dhe kërkon po ashtu rihetim të Selimit në të tri kriteret./m.j

FOTOT/ ‘Para konfirmimit zgjedh familjen’! Gjyqtarja Rilinda Selimi shkarkohet nga detyra

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri1 hour ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme2 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri4 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme5 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri7 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme8 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni8 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri9 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë10 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme10 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni11 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme12 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

NA NDIQ NË FACEBOOK