Connect with us

Lajme

FOTOT/ E fiksuar pas reperit: Ja vajza që çoi në vrasjen e 26-vjeçarit në Maliq, krijoi lidhje paralele me autorin e viktimën

Published

on

Personi që shihni në foto është Martina P, ,apo shkurt Tina, vajza që futi në sherr dhe çoi në vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, në Maliq.

I riu u mbyt me litar dhe më pas u hodh në rezervuarin e Maliqit, për shkak se kishte lidhje me vajzën, e cila kishte një lidhje paralele dhe me njërin prej autorëve të krimit.

Autorët e dyshuar për policinë janë tre, të cilët janë ndaluar dhe u lanë në burg nga gjykata e Korçës.

Martina P., dyshohet se kishte një lidhje intime me një prej autorëve, Valter Mollajn, por po ashtu ajo kishte nisur komunikimet përmes rrjeteve sociale edhe me 26-vjeçarin Martin Çeço.

Rrjetet sociale

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, vihet re se adoleshentja ka disa profile në Facebook, ku rezulton se ajo mban si foto të profilit reperin 2Ton.

Nga profilet në Facebook të adoleshentes shihet se ajo ishte e fiksuar me reperin dhe madje në disa raste i bënte dhe vetë komentet me zemra apo shprehje vlerësimi në foto e 2 Ton që i ndryshonte si foto profili./m.j

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media