Lajme
FOTOT/ 61 efektivë të Forcave të Armatosura, “luftë” me flakët në Ishullin e Sazanit. Peleshi: Përpjekjet maksimale…!

Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shkruan se “përpjekjet maksimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit”./m.j























