Connect with us

Lajme

FOTO / Viktima ende në trotuar, dalin pamjet nga vrasja në Shkodër

Publikuar

Shkodra u trondit sërish sot nga një krim i rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Autorë ende të panjohur ekzekutuan Naim Bajri.

Ekzekutimi i ndodhi në afërsi të markatës së peshkut, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur.

Disa minuta pas vrasjes në markatë, makina që dyshohet se është përdorur nga autorët, është gjetur e djegur në afërsi të Bypasit të Shkodrës.

Nga pamjet e siguruara shihet trupi i viktimës në trotuar, ndërkohë që qytetarët kalojnë dhe shohin gjithë skenën e trishtë.

20 vite më parë, Naim Bajrit i kanë vrarë djalin, Endrit Bajri.

Endrit Bajri u ekzekutua më 21 tetor 2001 dhe për ngjarjen u akuzuan, Xh.Shega, në bashkëpunim me shtetasit Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi.

/a.r

FOTO / Viktima ende në trotuar, dalin pamjet nga vrasja në Shkodër
PAMJE NGA VENDNGJARJA

FOTO / Viktima ende në trotuar, dalin pamjet nga vrasja në Shkodër

NA NDIQ NË FACEBOOK