Connect with us

Lajme

FOTO/ Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, për pak ditë do të bëhej inaugurimi

Publikuar

Një shpërthim me eksploziv raportohet se ka ndodhur në Sarandë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure (29 qershor) rreth orës 22:30 në lagjen nr.4, ndërsa korrespondentja e Panorama, bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një hotel.

Kjo është hera e dytë që këtij hoteli i është vendosur lëndë shpërthyese, pasi më herët, në 9 shkurt 2021 kur hoteli ishte në ndërtim i është vendosur eksploziv.

Hoteli është në pronësi të Mariel Muratit dhe per pak dite do te inaugurohej.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur shpërthimi.

Shpërthim në hotelin e Mariel Muratit në Sarandë, i vendoset tritol! Edhe një vit me parë iu vendos lëndë ekplozive

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

g.kosovari

NA NDIQ NË FACEBOOK