Connect with us

Lajme

FOTO/ Panë nga afër krimin, kush janë dy zv.drejtorët e policisë që u arrestuan për vrasjen e Xhuvanit

Publikuar

“BalkanWeb” ka siguruar fotografitë e dy zëvendësdrejtorëve të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Dy zv.drejtorët e policisë u arrestuan, pasi kanë qenë të pranishëm në përplasjen me armë zjarri në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani.

Në atë kohë, zv.drejtor i policisë në Elbasan ka qenë Nikolla Palla, i cili aktualisht është zv.drejtor i Policisë së Beratit, ndërsa tashmë në policinë e Elbasanit është zv.drejtor Albert Nushi. Të zv.drejtorët e policisë kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, në momentin kur ka ndodhur përplasja dhe është vrarë Xhuvani.

Si Nushi, ashtu dhe Palla akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

 

FOTO/ Panë nga afër krimin, kush janë dy zv.drejtorët e policisë që u arrestuan për vrasjen e Xhuvanit

 

  • foto galeri

/e.d

NA NDIQ NË FACEBOOK