Connect with us

Lajme

Dalin pamjet nga operacioni i policisë italiane/ Si iu gjet droga ish kryebashkiakut Kajmaku në vazo lulesh?

Publikuar

Kanë dalë pamje nga operacioni i policisë italiane që vuri në pranga ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, Kajmaku është arrestuar së bashku me nipin e tij në flagrancë me rreth 20 kg kokainë të fshehura në vazo lulesh që nëse do të shtiej në treg të zi do të kapte vlerën e 1 milion euro.

Gjithashtu zbulohet se e gjitha ka nisur nga dyshimet e pronarëve të fidanishtes në Itali, të cilët nuk e dinin që prej muajsh kopshti i tyre ishte kthyer në një vendstrehim të drogës.

Kajmaku dhe i nipi e fshihnin kokainën mes vazove të aktivitetit hortikulturor.

Dalin pamjet nga operacioni i policisë italiane/ Si iu gjet droga ish kryebashkiakut Kajmaku në vazo lulesh?

/e.d

NA NDIQ NË FACEBOOK