Connect with us

Lajme

Buçkovski: Maqedonia ka vullnet t’i përfshijë bullgarët në kushtetutë

Publikuar

më

Ish-kryeministri dhe ish-përfaqësuesi special në kontestin me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, ka komentuar zhvillimet aktuale mes dy vendeve, me theks të veçantë zjarrin në Qendrën e Kulturës “Vanço Mihajlov” në Manastir.

Ndonëse Buçkovski në intervistën për “EuroNews” shprehu habinë se këngëtari Lambe Alabakovski ishte personi që e ndezi zjarrin, ai theksoi se nuk beson se ky incident do të ndikojë në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase.

Buçkovski është i bindur se incidente të tilla janë një reagim ndaj asaj që po bëjnë dy qeveritë dhe shprehu keqardhjen që Franca duhet të jetë ndërmjetëse midis vendeve mike dhe aleatëve të NATO-s në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.

“Miqtë flasin pa ndërmjetësues. Megjithatë, problemi mes dy vendeve nuk është më lokal, por është i tillë që kërcënon interesat gjeostrategjike të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Kjo krijon probleme edhe në NATO. Ne jemi aleatë në NATO dhe për shkak të problemit tonë, në një kohë kur ka luftë në Ukrainë, nuk mund të ketë taktika të tilla rreth vendimeve. Vendimi duhet të vihet në tavolinë për të parë dallimin mes politikanëve dhe liderëve”, tha Buçkovski.

Ai gjithashtu beson se heqja e vetos bullgare nuk do të çojë më në incidente të reja dhe keqkuptime midis shteteve.

“Vetoja inkurajon nacionalistët e të dy vendeve. Por, pjesë e vendimit është respektimi i marrëveshjes kornizë, ndryshimi i preambulës së Kushtetutës së Maqedonisë, në të cilën bullgarët duhet të hyjnë si një nga popujt në kombin maqedonas”, tha Buçkovski.

Ai shtoi se në Maqedoni ka vullnet për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe theksoi se e përkrahin edhe opozita edhe shumica e qytetarëve.

Sipas tij, këto çështje mund të zgjidhen për dy ditë, por problemi është te garancitë dhe mosbesimi reciprok, ndaj Franca apo BE-ja duhet të jenë garanci që marrëveshja do të zbatohet. “Unë jam optimist se çështja mund të zgjidhet deri në fund të qershorit”, përfundoi Buçkovski.

The post Buçkovski: Maqedonia ka vullnet t’i përfshijë bullgarët në kushtetutë appeared first on InfoShqip.com.

Shqipëri17 minutes ago

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

Lajme1 hour ago

Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu

Maqedoni3 hours ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Shqipëri3 hours ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme4 hours ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota5 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme5 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

Shqipëri6 hours ago

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

Maqedoni6 hours ago

Universiteti i Tetovës hap 1.965 vende për studime master – aplikimet deri më 6 nëntor

Lajme7 hours ago

Arkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në Bërvenicë

Kosovë7 hours ago

Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë

Maqedoni7 hours ago

Përplasje me policinë në Llojan: Drogë, sulm ndaj uniformës dhe arratisje spektakolare me BMW!

NA NDIQ NË FACEBOOK