Lajme
Artan Hoxha plas lajmin bombastik: Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë nje deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinoion’. Ai është shprehur se Dumani në dëshminë e tij ka deklaruar se Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e vëllait të një deputeti.
‘Një nga 3 politikanët më të rëndësishëm në Shqipëri ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Lezhë, pas fushatës së zgjedhje të 2017. Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS. Nuredinmi thotë se personat që kanë lidhje me këtë ngjarje kam njohje. Ai thotë se ka folur me një person e ai më ka thënë kështu. Unë nuk e besoj, por po të ketë ndodhur kjo është e rëndë. Fakt është se Aleksandë Noka është vrarë dhe ne nuk e dimë se kush e ka vrarë. Ai u vra në derën e shtëpisë. Ai ka folur dhe për politikan të tjerë. Prokuroria duhet ta verifikojë. Dumani ka thënë se Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit, ‘ ka thënë Artan Hoxha.



















