Lajme
“Aleksi i Memaliajt”/ Nga pasioni i çmendur për kuajt, te shoqëria me dy reperët nga Tirana: Ja si e kalonte kohën viktima e atentatit me tritol
Publikuar
para 4më

Vrasja e 27-vjeçarit nga Berati, Aleksandër Sadikaj me një shpërthim të telekomanduar tritoli, tronditi jo pak kryeqytetin ditën e sotme.
Teksa policia është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes, detaje të reja janë zbuluar për jetën e të riut problematik.





I njohur ndryshe si Aleksi i Memaliajt, ai mësohet se zotëron një biznes në këtë zonë, të quajtur “Sancho Farm Albania”, që sipas të dhënave nga QKB rezulton e regjistruar në janar të këtij viti.
Në resortin e 27-vjeçarit ofroheshin dhe veprimtari argëtuese si kalërime me kuaj, xhiro me motora buggy, dhe lojëra paintball.
I njohur ndryshe si ‘Aleksi i Memaliajt’, 27-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.
Ai rezulton të jetë i përfshirë në një plagosje me thikë në vitin 2019 në Sarandë, çështje për të cilën nuk është dënuar.
Në faqen e Instagramit të biznesit të tij në sektorin e agrikulturës, janë postuar dhjetëra foto dhe video, ku Sadikaj shfaq pasionin e tij për kuajt.
Teksa resorti i 27-vjeçarit ofron edhe xhiro me kuaj, ai vetë shihet në një prej fotove krah një kali, që ka zgjedhur ta quajë Dajan, që siç duket ka qenë dhe i preferuari i Aleksandrit.
Ndërkohë në një video, i riu shihet duke kalëruar një tjetër kal, këtë herë me ngjyrë gri, të cilin e quan Sheiku.
Në faqen e Instagramit gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo.
Këta të fundit kanë xhiruar njërin prej videoklipeve të këngëve të tyre në ambientet e “Sancho Farm Albania” dhe për më tepër kanë postuar disa foto, ku në duar mbajnë edhe armë të ndryshme./m.j

You may like

Po hynin ilegalisht në Shqipëri, kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit! Ngarkesa pa dokumentacion në një furgon dhe…

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Rrezikonin të mbyteshin në ujërat e Spilles, shpëtohen mrekullisht 8 persona

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore




Pas reagimit të VLEN-it, zyrtari fshin postimin për Mlladiqin dhe kërkon falje

Po hynin ilegalisht në Shqipëri, kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit! Ngarkesa pa dokumentacion në një furgon dhe…

Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

Qamili me garanci të qartë: Uji në katër fshatrat e Tetovës do të menaxhohet nga banorët

Përplasje e dhunshme në Kumanovë: 4 persona sulmojnë 2 vëllezër, njëri përfundon në spital

Xhelal Neziri: Nëse BDI-ja pa zgjedhje futet në Qeveri, do të jetë fundi i saj

Avdullah Hoti deklaron votën e vet kundër Bekim Sejdiut, “Jo.”

Kuvendi Studentor i UT-së kërkon që provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

Kusari-Lila mbështet Bekim Sejdiun për president: Zgjedhja duhet të jetë për Republikën

Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

Të shtëna nga një motoçikletë në lëvizje drejt një “Audi”-je në Kumanovë
