Connect with us

Lajme

Aksident në Patos/ Përfundon në spital shoferi i ‘Porsche’, ja si ka përfunduar në kanal makina luksoze (Foto)

Publikuar

Një automjet luksoz tip “Porsche” ka dalë nga rruga sot në aksin rrugor Fier-Patos.

Policia bën me dije se ka marrë dëmtime shoferi i mjetit, M. P., 29 vjeç, banues në Patos. I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Paraprakisht, dyshimet janë që shkak për aksidentin të jetë bërë një parakalim i gabuar.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi M. P., 29 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Aksident në Patos/ Përfundon në spital shoferi i 'Porsche', ja si ka përfunduar në kanal makina luksoze (Foto)

/e.d

NA NDIQ NË FACEBOOK