Shëndetësi
17 raste pozitive me koronavirus

Nga 204 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, në 24 orët fundit.
Tutje, Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.269. Në total numri i rasteve aktive është 74, transmeton Klankosova.tv.