Lajme
Zudi Koka i përvishet punës në respekt për 1 Majin dhe Festën e Bajramit (Video)

Zudi Enuzi Koka drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Shkup, në respekt të ditës së puntorëve, 1 Majin dhe Festën e Bajramit bashkë me puntorët e Higjiena Komunale-Shkup pastruan të gjitha rrugët dhe oborret e xhamive në Shkup, për ti dhënë qytetit një pamje më të bukur e të pastër në këtë festë madhështore, përcjell in7
Koka më tej ka theksuar se është i nderuar që kolegët nga Higjiena Komunale i dhanë mundësinë që bashkë me ta, në festën e 1 Majit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit të shijoj kënaqësinë e të qenurit në shërbim të qytetarëve.
“Pastërtia shpirtërore dhe fizike është një nga dobitë më të mëdha të muajit të shenjtë të Ramazanit. Të tillë duhet të na gjejë edhe festa e madhe e Fitër Bajramit.
I nderuar që kolegët nga Higjiena Komunale më dhanë mundësinë të jem bashkë me ta, në festën e 1 Majit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit të shijoj kënaqësinë e të qenurit në shërbim të qytetarëve.
Bashkërisht pastruam të gjitha rrugët dhe oborret e xhamive në Shkup, për ti dhënë qytetit tonë një pamje më të bukur e të pastër në këtë festë madhështore”, ka shkruar Zudi Enuzi Koka në faqen e tij zyrtare në facebook./in7.tv/

















