Connect with us

Lajme

Zendeli: Xhaferi u takua me zyrtarët çeçen përkrahës të Putinit! Kush qenka prorus?

Publikuar

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli përmes një postimi ka rikujtuar takimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi me përfaqësues çeçen që janë përkrah Putinit.

Ja postimi i tij i plotë:

Takimi i realizuar vjet mes Talat Xhaferit dhe përfaqësues të Çeçenisë të cilët janë deklaruar si mbështetës më të mëdhenjë të Putinit edhe njëherë dëshmon për veprimet e funksionerëve të BDI-së të cilët ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë.

S’ka ditë që eksponentë politik të BDI-së duke shpifur se opozita shqiptare është pjesë e agjendave pro-ruse ndërsa tani kur me fakte publikohen takimet e Talat Xhaferit me aleatin kryesor të Putinit ata mundohet të mbajnë fshehur.

Edhe njëherë dëshmohet se BDI-së nuk i intereson agjenda euro-integrues por i intereson vetëm pushteti si një mekanizëm për të vazhduar krimin dhe korrupsionin”, thekson Zendeli.(INA)

 

NA NDIQ NË FACEBOOK