Connect with us

Lajme

Zekiri: Po të kisha dashur të largohem kam pasur një vit kohë ta bëja

Publikuar

Ish-sekretari i Qeverisë së RMV-së, Muhamed Zekiri doli sërish sot para gjykatës duke theksuar se nuk do të ikë nëse e lirojnë nga paraburgimi dhe në të njëjtën kohë nuk do të ndikoj te dëshmitarët.

Ai ka dhënë garanci, sipas avokatit Miroslav Vujiq dhe është nga pasuria e patundshme të cilët e zotëron shoku i tij.

Në të njëjtën kohë ekipi i avokatëve kanë mohuar se Zekiri do të largohej dhe do të fshihej në Gjermani ku qëndrim të rregullt kanë prindët e gruas së tij, duke thënë se edhe ato për momentin qëndrojnë në Maqedoni.

“As që kam qëllim, edhe skam arsye pse të largohem dhe të fshihem nga organet e ndjekjes. Dua të kujtojë se që nga procedura parahetimore unë isha në funksionin që kryeja, dhe unë nënshkrova që të dorëzohen të gjitha dokumentet të cila i kanë kërkuar nga unë. Po të doja të largohesha, kam pasur hapësirë një vit, sepse kisha njohuri se po zhvillohet procedurë ndaj meje”, tha Zekiri në gjykatë.

NA NDIQ NË FACEBOOK