Lajme
Zbulohet marrëveshja Rama-Basha për Reformat, ndryshime dhe në kompetencat e Presidentit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha kanë lidhur një draftmarrëeveshja me njëri-tjetrin. Dosja.al ka siguruar dokumentet që po qarkullojnë së fundmi në media ku shihet se bëhet fjalë për Reformën Zgjedhore e atë Territoriale. Pika që bie në sy është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal, në proporcional kombëtar. Forca politike që del e para në zgjedhje, merr edhe 10 deputetë më shumë. Sipas këtij drafti, pragu i hyrjes në Kuvend për forcën politike është 3% dhe për koalicionin, 5%.
Përsa i përket Reformës Territoriale, kjo marrëveshje parashikon edhe shkrirjen e qarqeve, ndërsa për numrin e bashkive ka tre propozime, 100, 50 dhe 61 bashki. Ndërsa Presidentit propozohet t’i shtohen edhe tre kompetenca. Konkretisht, atij propozohet që t’i lejohet të: Të propozojë drejtorin e shërbimit informativ të shtetit; të propozojë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të propozojë shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.
Marrëveshja e plotë:
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Nga proporcional rajonal në proporcional kombëtar me prim 10 mandater, por primi është i vlefshëm vetëm për forcën politikë kur hyn vetëm në zgjedhje, jo me koalicion.
Pragu i hyrjes në parlament.
Për forcën politike është 3% dhe për koalicionin politik është 5%.
Renditjen e kandidatëve e vendos forca politike. Lista e kandidatëve të jetë 100% të hapura. Kandidati që merr një votë më shumë hyn në parlament.
Në momentin që Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve:
-Çdo forcë politike që krijohet pas kësaj date nuk lejohet të hyjë në zgjedhjet e radhës. Çdo bashkim i forcave politike që duan të hyjnë në zgjedhje me sigël të përbashkët.
Reforma Territoriale
Shkrirja e Qarqeve
Qeveri qendrore
Prefekturë
Bashki+Njësi administrative
Të bëhen 100 bashki
Të bëhen 50 bashki
Të mbeten 61 bashki
Ndryshim për shtimin e kompetencave të Presidentit
Të shtohen dhe tre kompetenca
Të propozojë drejtorin e shërbimit informativ të shtetit
Të propozojë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Të propozojë shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë
Marrëveshja maxhorancë-opozitë për një paketë të ndryshimeve kushtetutese
Zgjedhje të përgjithshme e lokale në një ditë (prill-maj 2023)

(f.m/dosja.al)
The post Zbulohet marrëveshja Rama-Basha për Reformat, ndryshime dhe në kompetencat e Presidentit appeared first on Dosja AL.




















