Lajme
VMRO-DPMNE nesër dorëzon interpelancë për Xhaferin! Aleanca për Shqiptarët ende pa qëndrim, Besa do ta mbështesë

Skandalet e një pas njëshme si dhe puna e pandërgjegjshme dhe jo profesionale e kryeparlamentarit, janë disa ndër arsyet që VMRO-DPMNE i konsideron si bazë për interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të cilën edhe zyrtarisht do ta dorëzojnë nesër në Kuvend.
“Në pajtim me kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e dorëzojmë këtë interpelancë. Ne nuk presim që pushteti i udhëhequr nga LSDM dhe Dimitar Kovaçevski do të merr guximin që ta votojë këtë interpelancë dhe se 61 deputetë të qeverisë do ta dëgjojnë zërin e popullit për shkarkimin e Talat Xhaferit”, tha Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
Video:
The post VMRO-DPMNE nesër dorëzon interpelancë për Xhaferin! Aleanca për Shqiptarët ende pa qëndrim, Besa do ta mbështesë appeared first on InfoShqip.com.
















