Connect with us

Lajme

Vangelov: Me Bullgarinë duhet të gjejmë një zgjidhje por le të ndalohet gjuha e urrejtjes nga Sofja zyrtare

Publikuar

më

Politologu Ognen Vangelov, i cili është anëtar i Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, në një intervistë tha se puna e Komisionit ka ngecur për një kohë të gjatë.

Ngërçi, siç sqaron ai, vjen pas vendimit të Bullgarisë për të vënë veton për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në dhe kjo, siç thotë ai, është reflektuar drejtpërdrejt në punën e Komisionit.

“Ne dallojmë në kuptimin tonë se çfarë do të thotë termi “histori e përbashkët” dhe nuk pajtohemi këtu dhe ndoshta nuk do të pajtohemi as në të ardhmen. Kjo është baza e ngërçit në Komision”, theksoi Vangelov.

Ai vlerëson se çdo zgjidhje mund të arrihet mes dy vendeve, por në një atmosferë më të relaksuar.

“Kur nxehet atmosfera, e cil më së shpeshti nxehet nga ana bullgare, ekskluzivisht të gjitha deklaratat politike që përmbajnë elemente urrejtjeje, provokimesh, vijnë ekskluzivisht nga pala bullgare, ne flasim institucionalisht. Ata thonë se këtu ka gjuhë urrejtjeje dhe se Maqedonia duhet të parandalojë gjuhën e urrejtjes kundër Bullgarisë”, tha Vangelov.

Politologu thotë se nuk është aq e vështirë t’u gjesh zgjidhje problemeve të diskutuara në tryezë, por problemi është politizimi i atyre zgjidhjeve.

“Radev vazhdimisht bën deklarata që janë jo vetëm provokuese por edhe fyese dhe ndonjëherë përmbajnë gjuhë urrejtjeje. Është një gjuhë e institucionalizuar e urrejtjes që vjen nga Bullgaria nga zyrtarët më të lartë të shtetit. Për këtë duhet të përgjigjen institucionet përkatëse dhe ne si anëtarë të Komisionit ti përmbahemi asaj që është detyrë e jonë dhe është në kompetencat tona”, tha Vangelov.

Maqedoni17 minutes ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme34 minutes ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

Shqipëri47 minutes ago

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Lajme49 minutes ago

Albi Qamili: Propaganda e viktimizimit nuk kalon, nuk mbulohet krimi me defokus

Lajme2 hours ago

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Lajme2 hours ago

Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

Maqedoni3 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Lajme3 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Lajme3 hours ago

Lëndohet një punëtor në kantierin e Korridorit 8, rrokulliset automjeti transportues

Lajme3 hours ago

Saranda Imeri ngre pyetje për meritokracinë: A ia zuri bashkëshortja e Taravarit vendin kandidates me notë mesatare 9.44 në UNT?

Shqipëri3 hours ago

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

Lajme3 hours ago

Daut Memishi: Nisin punimet për rregullimin e kyçjes në rrugën regjionale në Leshkë

NA NDIQ NË FACEBOOK