Connect with us

Lajme

Shqipëria ndalon qeset plastike prej të mërkurës: Rama e quan veprim patriotik

Publikuar


Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar qytetarët se prej të mërkurës, 1 Qershor do të ndalohen qeset plastike një përdorimëshe.

Ndërsa ka publikuar një video në Facebook, Rama shkruan se do të nisë një epokë e re “për Shqipërinë patriotike”.

‘Duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimëshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

–>

NA NDIQ NË FACEBOOK