Transmetohet se imam Shafiu ka thënë: “Respekti im ndaj tjerëve nënkupton respektin tim ndaj vetes time.”
Kur i buzëqesh dikujt dhe e pyes për gjendjen e tij, kur i ofrojë dorën për ta përshëndetur pasi që më ka ofenduar, kjo nuk do të thotë se jeta nuk mund të vazhdojë pa të, por kjo nënkupton vetëm një gjë: se unë jam edukuar në krahët e prindërve të ndershëm dhe të mrekullueshëm.
Disa njerëz mirësinë dhe sjelljen tënden të bukur e interpretojnë si frikë, sepse nuk janë edukuar të respektojnë jetën, ndërsa disa tjerë mirësinë tënde dhe sjelljen e bukur e interpretojnë si marrëzi, sepse janë mësuar me ligësi dhe kanë zemra të prishura.
Lukmani i urtë i tha djalit të tij: “Biri im, gjëja e parë pas besimit në Zotin një, le të jetë një mik i sinqertë. Sepse, miku i sinqertë është sikur pema frutore cila nëse ulesh nën hijen e saj do të mbrojë , nëse merr frutat do të ushqejë, dhe nëse nuk të bën dobi, nuk të dëmton.”
Përktheu: A. D. Islampress























