Lajme
Rama nuk ‘përmbahet’, bërtet para se të futet në Asamble, e kapin kamerat

TIRANË– Partia Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku ka çelur zyrtarisht garën për kryetarët e degëve të PS në të gjithë vendin. Por para se të futeshin brenda në salllë, agjencia e fotove LSA ka realizuar disa poza pikante të momenteve, ku bie në sy fakti që kryeministri Edi Rama bërtet para aparatit fotografik, ndërsa në të njëjtën kohë dy grushtet lart.
Po ashtu ka rënë në sy dhe takimi i Ramës me deputetin e Shkodrës, Paulin Sterkaj dh me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla me të cilën ka vendosur që të bëjë një pjesë të mirë të rrugës. Ndërsa zonjat e kabinetit kishte zgjedhur që t’i shoqëronte ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi.





















