Lajme
Protesta në Rinasit/ Deputetja e PD dorëzon në Kuvend shkresat për ARRSH dhe MIE

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri ka dorëzuar në Kuvend shkresën për kërkesë për informacion, drejtuar ARRSH dhe MIE mbi vendimin për lëvizjen me një sens në aksin Qafë-Kashar- Rrethrrotullimi Nënë Tereza – Ahmetaq. Ulliri kërkon informacion se cilat janë studimet, vlerësimet apo verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse para marrjes së këtij vendimi.
POSTIMI:
Sot kam dorëzuar në Kuvend shkresën për kërkesë informacioni drejtuar ARRSH dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbi vendimin e lëvizjes me një sens në aksin Qafë-Kashar- Rrethrrotullimi Nënë Tereza – Ahmetaq. Kërkesa e banorëve vazhdon të jetë e njëjtë. Rishikim të vendimit ku banorët e Rinasit nuk do të penalizohen dhe izolohen në sajë të lëvizjes në një sens drejtimi.



(A.B)/Dosja.al
The post Protesta në Rinasit/ Deputetja e PD dorëzon në Kuvend shkresat për ARRSH dhe MIE appeared first on Dosja AL.



















