Connect with us

Lajme

Profesorët e UP’së po obligohen t’i zëvendësojnë orët e festave zyrtare – A po shkelet Ligji?

Publikuar

Festat e shpeshta zyrtare në Kosovë janë bërë problem për stafin akademik të Universitetit të Prishtinës. Një Rregullore tash e sa muaj po i obligon profesorët që të zëvendësojnë orët e humbura përgjatë festave, në ditët e  tjera të punës. Për këtë, janë adresuar ankesa drejt rektoratit dhe nuk dihet nëse ky vendim do të ndryshohet shpejt…

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në tetor të vitit të kaluar kishte miratuar RREGULLOREN për të ardhurat personale të staft akademik, shtesat sipas funksioneve dhe kompenzimet tjera. Mirëpo, Neni 27 po paraqet problem e pakënaqësi tek stafi akademik.

Sipas kësaj Rregullore, ata po obligohen që disa muaj që të zëvendësojnë orët mësimore të rëna përgjatë ditëve të festave.

‘’Orët e normës të cilat bien gjatë festave zyrtare të përcaktuara me ligj, duhet të zëvendësohen’’.

Pra kështu fjalë për fjalë thuhet në pikën 9 të Nenit 27 të kësaj Rregulloreje.

Lidhur me këtë, Periskopi ka kontaktuar Sindikatën e Universitetit të Prishtinës. Përfaqësuesja Flutura Demaku ka deklaruar se tashmë e kanë adresuar si çështje tek Këshilli Drejtues i UP’së dhe se po presin përgjigje.

‘’Ne si Sindikatë e UP-së i jemi drejtuar Këshillit Drejtues për këtë çështje. Janë përgjigjur se janë duke e rishqyrtuar vendimin në fjalë. Ne do të presim rishqyrtimin e këtij vendimi, dhe  pas rishqyrtimit nëse rregullorja nuk është konform ligjit të punës, atëherë ne do të reagojmë’’, ka thënë Demaku për Periskopin.

Se a ka shkelje a po jo të Ligjit të Punës dhe të të drejtave të punëtorëve, nuk ka arritur të tregojë njëherë Inspektorati i Punës në Kosovë. Agim Millaku, kryeinspektor,  në një prononcim për Periskopin ka thënë se Rregullorja, si akt i brendshëm mund të bëhet si e tillë, vetëm nëse orët e zëvendësuara u paguhen mësimdhënësve në këtë rast.

‘’Është akt i brendshëm që mund të bëhet me marrëveshje të tyre, veçse nuk duhet të bie në kundërshtim me Ligjin. Që i bie nëse nuk paguhen orët në festa. Nëse orët paguhen, është në rregull. Nuk guxon të jetë në kundërshtim me ligjin. Nuk kemi të bëjmë ne me atë. Është çështje e tyre’’, ka thënë Millaku për Periskopin.

Ligji i Punës, kur përmenden festat zyrtare thotë kështu:

Sipas kalendarit zyrtar të Qeverisë, në Kosovë mbahen fiks 11 festa zyrtare përgjatë krejt vitit. Sipas Ligjit, nëse festa i bie të jetë të shtunën ose të dielën atëherë kompensimi i saj bëhet në një ditë të punës, që zakonisht bëhet të hënave.

Veç muajin e fundit, ishin pushim pesë të hëna rresht, dhe një e martë./PERISKOPI/

Maqedoni1 hour ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri2 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni3 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri4 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme4 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi5 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme5 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni6 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme6 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri6 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK