Connect with us

Lajme

Pendarovski: Nëse OBRM-PDUKM vjen në pushtet nuk do të bëjnë marrëveshje me Bullgarinë

Publikuar

më

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka të drejtë kur thotë se nuk e përkrah hapjen e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve, nëse nuk kemi garanci me shkrim. Këtë e kam thënë prej muajsh. Nuk është problem të përfshihen kroatët, malazezët, ne kemi përfshirë popuj të tjerë, do të përfshijmë edhe bullgarët, por cila është garancia.

Është turp të hapësh Kushtetutën çdo të hënë. Ky është sovraniteti, shenja e një shteti. Të bësh shaka dhe ta hapësh atë çdo dy javë nuk është e korrekte. Prandaj ju lus nëse jeni serioz në këtë synim, të më konfirmoni dhe të nënshkruani se kjo është pjesa e fundit, që të mos bëni më veto, thotë presidenti Stevo Pendarovski në emisionin “Samo Vistina”.

Lidhur me kërkesën e opozitës për të njoftuar se çfarë po negociohet me Bullgarinë, Pendarovski thotë se është legjitime që opozita të kërkojë.

“Po të isha opozitë do të pyesja. Kjo nuk mund të fshihet. Duhet të ratifikohet nga Kuvendi. Nuk mund të fshihet me sukses, nuk është e mundur”, tha Presidenti.

Pendarovski beson se nëse OBRM-PDUKM vjen në pushtet, nuk do të arrihet marrëveshje me Bullgarinë.

“Ju siguroj se me qëndrimin e tyre aktual nuk do të zbatojnë asgjë nga viti 2017. Dashtë Zoti të jem gabim, por e di se çfarë thuhet tani. Me këto pikëpamje ju nuk po bëni marrëveshje me Bullgarinë”, tha Presidenti./Telegrafi/

The post Pendarovski: Nëse OBRM-PDUKM vjen në pushtet nuk do të bëjnë marrëveshje me Bullgarinë appeared first on InfoShqip.com.

Lajme30 minutes ago

“Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

Lajme37 minutes ago

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

Religjion2 hours ago

A mund ta urrejë muslimani vëllain e tij nga gjaku?

Maqedoni2 hours ago

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

Shqipëri3 hours ago

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Lajme3 hours ago

Sigali i Ponarit mori 500 mijë € të sigurojë dhëmbët e vettingut dhe shëndetin e trupës

Lajme3 hours ago

Hoxha pret delegacionin nga Bosnja dhe Hercegovina, në fokus pjesëmarrja e kompanive vendore në panairin ZEPS 2027

Lajme3 hours ago

Zyrtare: Suspendohen 11 zyrtarë policorë në Pejë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

Lajme4 hours ago

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Lajme4 hours ago

Mickoski – Rexhepit: Gjatë qeverisjes suaj, i larguat 10 mijë njerëz nga Bërvenica, ndërsa tani po u luteni të njëjtëve të kthehen dhe të votojnë mbi baza etnike

Lajme4 hours ago

Nga Tetova deri te majat e kardiokirurgjisë botërore, Omer Xhemaili flet për revistën e njohur

Maqedoni5 hours ago

Kumanovari abuzoi për 8 muaj me fëmijën nën 15 vjeç, policia ngre kallëzim penal

NA NDIQ NË FACEBOOK