Connect with us

Lajme

Pakënaqësi te Alternativa, Afrim Gashi dhe Zejdi nuk flasin mes vete?

Publikuar

më

Kanë kaluar katër muaj nga hyrja në qeveri e partisë së Afrim Gashit. Dy pikat e para të programit të Alternativës ishin hapja e negociatave me BE-në dhe kërkesa për hetim ndërkombëtar në proceset e dyshuara për ndikim politik, siç janë Monstra, Alfa, Lagjja e Trimave dhe Almiri i vogël, por asnjë nga këto premtime nuk janë as afër përmbushjes. Sa i përket rasteve gjyqësore për të cilat pretendohet se janë të montuara, Gashi në deklaratë për “100 ditë qeverisje” të pastrisë së tij u shfajësua me situatën në Ukrainë.

“Gjithçka që Alternativa mund të bëj si parti politike është të shfaq angazhim dhe kujdes maksimal që të kontribuoj që këto raste të zgjidhen, pastaj pjesa tjetër… ne duhet në proces bashkërisht të gjykojmë se kur është momenti i duhur”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

E pyetëm partinë në pushtet se me cilat projekte ose punë të realizuara mund të mburret.

“Ndonëse mburrja nuk është tipar i yni, pasi pyetjen e keni me këtë term, mund t’ju them se ne mburremi me konsistencën, mburremi me faktin se jemi partia e parë dhe e vetme shqiptare që hy në qeveri me një marrëveshje të nënshkruar dhe të publikuar, e cila është pastaj udhërrëfyes i angazhimit politik. Sa për zërat, më shumë mbase mund të ketë zëra që duan diçka të tillë seç ka realisht ndonjë problem. Alternativa gjithmonë ka alternativë!”, thonë nga Alternativa.

Përndryshe kah mesi i këtij muaji do të mbahet kongresi i kësaj partie, e sipas informacioneve të TV21 që nga dhjetori kur u caktuan emrat e udhëheqësve të resorëve që i takuan kësaj partie, më nuk është realizuar mbledhje nga asnjë organ partiak. Ndonëse nga kjo parti e mohojnë, kryetari Afrim Gashi dhe deputeti Skender Rexhepi – Zejdi, nuk komunikojnë mes vete. Dhe jo vetëm. I pakënaqur duket edhe sekretari Zeqirija Ibrahimi. Ky i fundit më nuk shpërndan statuse për aktivitete të partisë ose statuset e kryetarit Gashi edhe atë që nga 3 dhjetori. Ibrahimi ishte kundër dhe disa herë ka deklaruar se Alternativa nuk hy në qeveri me LSDM-në dhe BDI-në. Të kontaktuar nga TV21, Zejdi e Ibrahimi nuk u përgjigjën mbi këtë çështje./TV21

Shqipëri5 minutes ago

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Lajme29 minutes ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Lajme1 hour ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni3 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri3 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Lajme4 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni5 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme5 hours ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni5 hours ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë6 hours ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri6 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme6 hours ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

NA NDIQ NË FACEBOOK