Connect with us

Lajme

Ndërtuesit në Fushë Kosovë s’kanë fre: Betonojnë edhe gjelbërimin te hekurudha

Publikuar

Nga një vend fushor më pak shtëpi individuale, Fushë Kosova është kthyer në një kaos urban. Degradimi pos që u lejua me leje, pushtetarët e atyshem po lejojnë që betoni të hidhet pa leje edhe në ato pak hapësira dheu që kanë mbetur, shkruan Periskopi.

Lëvizjet demografike të 20 viteve më parë ishin të pa-kanotrolluara. Por e keqja është se edhe pas 20 vitesh, katrahura urbanistike vazhdon të jetë po aq e frikshme dhe kaotike sa në vitet e para, atëherë kur familje e fise të tëra nga zonat rurale dhe ato të thella malore, filluan të pushtojnë Fushë Kosovën.

Tokë dheu nuk ka më. Tashmë po ndërtohen edhe njësit e fundit banesore. Ndërtuesit, po sillen ashtu siç po u del leverdia. Kanë filluar ta betonojnë edhe atë pak hapësirë të gjelbër. Mbetjet e betonit, nuk po dërgohen në një vend adekuatë, por po zbrazën në afërsi të hekurudhës.

Tashmë ndërtuesit kanë nisur të zbrazin  kamionët e parë mbi rrugën “Hajrulla Zymi”. Po hudhen edhe mbetje asfalti.

Nëse komuna është në dijeni, Periskopi ka provuar të marrë një përgjigje gjatë ditës së sotme nga Fushë Kosovës, por ky institucion nuk ka dhënë përgjigje.

Tashmë nuk ka asnjë dilemë se, bashkë më disa lagje të Prishtinës, Fushë Kosova është vendi më tipikë për studim se si nuk duhet të duket një vend për të jetuar./Periskopi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK