Connect with us

Religjion

Mos ti ofendojmë mëkatarët! | Islam Press

Publikuar

– Mos ti ofendojmë, sepse çdonjëri nga ne gabojmë. Disa publikisht, disa në fshehtësi.

– Mos ti ofendojmë, sepse ofendimi nuk është thirrje drejtë të vërtetës, namazit, xhamisë, pendimit.

– Mos ti ofendojmë, se Islami na ndalon të ofendojmë dikë.

– Mos ti ofendojmë, sepse ata që i ofendon mund të pendohen, të vijnë në xhami dhe të falen pranë teje në saff.

– Mos ti ofendojmë, sepse i dërguari ynë s.a.v.s. askënd nuk e ka ofenduar, as armiqtë e tij.

– Mos ti ofendojmë, sepse nga jeta e Muhamedit a.s. mësojmë se të gjithë njerëzit që pranuan Islamin: idhujtarë, hebrenj, krishterë, munafik, nuk mundeshin ta akuzojnë se i ka ofenduar ndonjëherë.

– Mos ti ofendojmë mëkatarët, në vend të ofendimit të lutemi për ta. Këhstu vepronte i dërguari i Allahut s.a.v.s.

Përshtati: A. D. Islampress

NA NDIQ NË FACEBOOK