Connect with us

Lajme

Me shkopinj dhe gurë, vijon përplasja e tifozëve holandezë me policinë në rrugët e Tiranës

Published

on

Kjo është situata në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të marte. Pamjet vijnë nga zona e 21 Dhjetorit.

Teksa gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raportonte live, kamera fokusoi këtë moment ku tifozët me shkopinj në duar përplasen me policinë. Efektivët u kundërpërgjigjen me shkopinj gome, e më pas me gaz lotsjellës.

Në rrugët e Tiranës ka forca të shumta policie dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll e mbi të gjitha të mos lejojnë që tifozët holandezë të përplasen me ata të Romës.

Tifozët holandezë fillimisht e nisën përplasjen me policinë pranë stadiumit “Air Albania”, aty mbeti i lënduar të paktën një efektiv policie.

Por grupi prej më shumë se 200 tifozësh vijuan më poshtë dhe tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku sërish patën përplasje me efektivët e policisë. Edhe aty po ashtu u lëndua një efektiv.

Dhunës nuk i shpëtoi edhe kjo makinë e policisë.

Ndërkohë, pavarësisht përpjekjeve, një përplasje të shkurtër pati edhe mes tifozëve, gjatë kohës që Klan News transmetonte live.

Deri tani raportohet se kanë shkuar për ndihmë mjeksore të lënduar me shishe, gure e shkopinj, 6 punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme dhe Shqiponjave.

Mësohet po ashtu se për të larguar nga rrugët e kryeqytetit tifozët problematike kanë shkuar autobusë. Mësohet se deri tani janë shoqëruar 13 tifozë./tvklan.al

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media