Connect with us

Lajme

Lia e majmunit po i afrohet Maqedonisë së Veriut. Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Publikuar

më

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast në Greqi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste të lisë së majmunëve në nivel global dhe afërsisht 50 raste të tjera të dyshuara. Ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, nyje limfatike të fryra dhe lodhje janë disa nga simptomat e hershme të lisë së majmunit. Epidemiologu, njëherit edhe anëtarë i Komisionit për sëmundje Infektive Nevzat Elezi thotë se nuk ka hapësirë për panik.

Ajo që shqetëson popullatën janë ndryshimet lëkurore, të cilat quhen edhe si ethet e lëkurës në formë të puçrrave dhe një pamje e tillë, veçanarisht në ekstremitete të duarve, shqetëson popullatën dhe krijon panik. Nuk ka diçka shqetësuese, sepse nuk përhapet në mënyrë ajrore, tha epidemiologu Nevzat Elezi.

Mjeku Nevzati thotë se është sëmundje sezonale karakteristike për stinën e pranverës dhe verës. Pre e këtij virusi janë personat me imunitet më të brisht, ndërsa vdekshmëria është në përqindje shumë të ulët.

“Është një sëmundje që përhapet përmes kontaktit, te i sëmuri ka simptoma në lëkurë dhe prandaj përhapja nuk është masive. Nuk lë pasoja më të rënda dhe nuk llogaritet sëmundje vdekjeprurëse”, tha Elezi.

Nga Instituti i Shëndetit publik na thanë se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me këtë virus në vendin tonë dhe se po e ndjekin situatën. Shkencëtarët besojnë se shpërthimi i sëmundjes nuk do të jetë si epidemia e koronës, sepse transmetimi i sëmundjes nuk është aq i lehtë sa SARS-Cov-2.

Maqedoni3 minutes ago

Në Francë sekuestrohen 68 kilogramë kokainë, arrestohet një shtetas maqedonas

Maqedoni24 minutes ago

Mickoski telefonoi Srdanoviqin për fitoren e Listës Studentore

Shqipëri26 minutes ago

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

Kosovë26 minutes ago

Pacolli dëshmon për shtatë orë në SPAK për Aeroportin e Vlorës: Besoj në drejtësinë shqiptare

Kosovë33 minutes ago

Donika Gërvalla thotë se Arlinda Zekaj iu drejtua drejtësisë, e jo Qeverisë: Ndoshta do kishte angazhim

Maqedoni2 hours ago

Grabitje e armatosur, dy persona kërcënojnë me armë bashkëshortët dhe marrin paratë

Maqedoni2 hours ago

Nuk ka vende të lira në Klinikën e Neurologjisë, nga goditjet në tru po preken edhe pacientë më të rinj

Maqedoni2 hours ago

Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve!

Shqipëri2 hours ago

“Dua drejtësi për djalin tim”- Nëna nga Fieri pretendon për dhunë në kopsht: Dyshoj se pamjet filmike janë fshirë!

Kosovë3 hours ago

“Ishe në gjendje të jepje edhe frymen për djalë, ish-burri yt e dinte çfarë familjeje kishte” – Dedikimi prekës i shoqes për Arlinda Zekajn

Lajme3 hours ago

Ali Ahmeti ende pa reagim për humbjen e Vuçiçit, ndërsa liderët shqiptarë përshëndetën ndryshimin

Maqedoni4 hours ago

352 votues nga Maqedonia e Veriut morën pjesë në zgjedhjet presidenciale në Bullgari

NA NDIQ NË FACEBOOK