Lajme
Kovaçevski: Nuk pranoj shantazhe, zgjedhje në 2024! VMRO-DPMNE akuzon se Kovaçevski dëshiron vetëm ta mbajë pushtetin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski iu përgjigj kushtit që e vendosi kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili tha se ose do të ketë zgjedhje të parakohshme ose do ta bllokojnë Kuvendin. Kovaçevski në emisionin e mbrëmshëm të TV21 “Klik Plus” tha se zgjedhje do të ketë, por në vitin 2024.
“Ne kemi Qeveri e cila ka legjitimitet të plotë, mbështetje nga shumica në Kuvend. Zgjedhje do të kemi në 2024-tën, edhe presidenciale, edhe parlamentare. Opozitës i mbetet që në atë periudhë së pari të dëshmojë se kujdeset për qytetarët. Jo se dikush nga koalicioni qeverisës në këtë moment ka frikë nga zgjedhje të parakohshme, por VMRO-DPMNE-ja dhe kryetari i saj frikësohen nga zgjedhjet e rregullta në vitin 2024”– deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Këto ditë, Mickoski i dërgoi mesazh kryeministrit se ka afat deri më 10 maj që të merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa akuzoi se ardhmëria e shtetit po planifikohet në Reçicë të Vogël. Por, Kovaçevski kërkesat e Mickoskit i quajti shantazhe të cilat, siç tha, nuk do t’i pranojë, duke shtuar se vendimet e Qeverisë po sillen në seancë, e jo në Reçicë të Vogël.
The post Kovaçevski: Nuk pranoj shantazhe, zgjedhje në 2024! VMRO-DPMNE akuzon se Kovaçevski dëshiron vetëm ta mbajë pushtetin appeared first on InfoShqip.com.
















