Sport
Kjo skuadër ngjitet pas 19 vitesh në kategorinë e parë të futbollit në Shqipëri

Erzeni u rikthye në Superligë pas 19 vitesh. Njeriu që drejtoi skuadrën drejt këtij suksesi është Nevil Dede. Tekniku i pranon vështirësitë por beson se besimi i ndërsjelltë me drejtuesit e klubit dhe futbollistët është çelësi i këtij suksesi
Me një eksperiencë si trajner që prej vitit 2010, Dede mendon se projekti i Erzenit duhet të jetë afatgjatë, por mbi të gjitha serioz.
Në hierarkinë e një klubi, veten e vendos të fundit, por ka bindjen se të gjithë duhet të mendojnë ta kthejnë ekipin shijakas të futbollit në një ndërmarje që prodhon të ardhura financiare.
Dhe në fakt ka të drejtë. Superiorja është kthyer në një kampionat agresiv dhe të pamëshirshëm. Rikthimi i Dinanmos dhe Skënderbeut në kategorinë e parë janë shembulli më i freskët./ Tv Klan