Connect with us

Lajme

Kasami zbulon aferën korruptive në komunën e Tetovës (Video)

Publikuar

më

Kryetari i komunës Tetovës, Bilall Kasami në një konferencë për shtyp ka shpalosur aferë milionëshe që është krijuar nga ish udhëheqësia e kaluar.

Kryetari komunës Kasami për këtë aferë ka parashtruar edhe padi penale. Sipas kryetarit të komunës vetëm në një lëndë ku vlera e ekspropejimit ka qenë 3 milion denar dhe vlera e kamatës për këtë shumë është 65 milion denar, lëndë e cila daton që nga vitet e 80-ta, e cila është riaktivizuar në vitin 2015, për të cilën të gjitha vendimet gjyqësore kanë qenë pozitive, dyshohet se udhëheqësia e kaluar qëllimisht nuk e ka ankimuar vendimin për të cilin sot e kësaj dite Komuna e Tetovës paguan kamatë dhe kjo dëmton jo vetëm buxhetin e Komunës, por dëmton edhe qytetarët.

“Ne sot kemi thirr konferencë për media që ta informojmë opinionin se ne si komunë kemi ngritur padi penale ndaj ish kryetares së Komunës dhe një zyrtare të afërt të saj, ndaj një gjykatësi dhe një avokati nën dyshimin se kanë keqpërdorur autoritetin dhe pozitën zyrtare duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Tetovës, në vlerë prej 68 milion denar për të cilën lëndë ne që nga marrja e mandatit vetëm për kamatë ne kemi paguar mbi 29 milion denar, përafërsisht gjysmë milion euro. Lënda me Nr. P47/20 për të cilën bëhet fjalë ka të bëjë me një pronë ekspropeimi i të cilës është bërë shumë më herët dhe vlera ka qenë afër 40 mijë euro. Ish drejtuesit nuk kanë reaguar në kohë dhe nuk kanë parashtruar asnjë ankesë apo të bëjnë marrëveshje me palën që të mos dëmtohet buxheti i komunës së Tetovës, me të vetmin qëllim për te përfituar nga pazaret e mundshme që kanë mundur të bëjnë me palën.”, ka thënë Kasami.

Sipas tij, qytetarët kanë të drejt të dinë se pse xhirollogaria e Komunës së Tetovës është e bllokuar dhe kjo pengon funksionimin normal të pushtetit lokal.

Shqipëri56 seconds ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme5 minutes ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Lajme31 minutes ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni2 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

Kosovë2 hours ago

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Lajme2 hours ago

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje

Maqedoni2 hours ago

Vendimi për Spitalin Modular ndez përplasjen politike: VMRO akuzon për ndërhyrje në drejtësi

Shqipëri3 hours ago

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

Kosovë4 hours ago

Aleanca çon në Polici thirrjet e rënda ndaj Haradinajve nga disa profile në Facebook

Maqedoni4 hours ago

“Alta Banka” e Manastirit reagon pas zhvillimeve në Serbi: “Paratë e klientëve janë të sigurta”

Maqedoni4 hours ago

Mickoski për “Alta Bankën”: Kapitali nuk hyn në Maqedoni pa kontrollin e Bankës Popullore

Maqedoni4 hours ago

Nesër votohet në Bërvenicë për kryetarin e ri, sot votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit

NA NDIQ NË FACEBOOK