Lajme
Ilire Dauti sa më e fuqishme vorbulla korruptive, aq më të gjatë radhët e autobsave, kaq ishte

Vala e ikjeve masive nga Maqedonia vetëm po shtohet. Çdo ditë shohim autobusa dhe avionë të mbushur me qytetarë që ikin nga vendi, për ti krijuar vetes dhe familjes një jetesë më të mirë. Zbrazja e shtëpive, shkollave dhe vendbanimeve, ka shqetësuar edhe deputeten e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti.
Në postimin e saj në fejsbuk ajo ka shpërndarë foto të autobusve që nisen për europë, bashkë me një mbishkrim me shumë kuptim.
“Programi i tyre për kot harxhoi ngjyrë e letër, i tëri me një fjali permblidhet: sa më e fuqishme vorbulla korruptive, aq më të gjata rradhët e autobusëve. Kaq ishte”– ka shkruar znj. Dauti.
The post Ilire Dauti sa më e fuqishme vorbulla korruptive, aq më të gjatë radhët e autobsave, kaq ishte appeared first on InfoShqip.com.


















