Lajme
FOTO- Rama vjen me profil të ri në IG, prezanton punën e artit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka hapur një profil të ri në Instagram. Siç shihet edhe në foton e publikuar nga Dosja.al profili është mjaft modest dhe ka vetëm 195 ndjekës. Aty shihet se janë publikuar vetëm pesë foto, piktura të bëra nga vetë kryeministri Rama.

Mes tyre shihen edhe kravatat e kreut të qeverisë që dallojnë për nga stili dhe ngjyrat e shumta që kanë. Këtë faqe në Instagram e ndjek edhe vetë kryeministri nga profili i tij si politikan, këtu, siç duket dëshiron të shfaqë vetëm anën e tij artistike.
(F.m/dosja.al)
The post FOTO- Rama vjen me profil të ri në IG, prezanton punën e artit appeared first on Dosja AL.






















