Connect with us

Lajme

FOTO- Dyshohet e qëllimshme! Digjen gjatë natës 4 mjete në hyrje të Shkodrës

Publikuar

SHKODËR– Katër automjete janë djegur gjatë natës në hyrje të Shkodrës, në vendin e quajtur “Tek Bexhisteni”. Mjetet kanë qenë të parkuara, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Nga hetimet paraprake rezulton se në njërën nga makinat është hedhur lëndë djegëse, ndërsa më pas flaka ka përfshirë edhe tre mjetet e tjera. Nuk dihet autori e se në pronësi të kujt janë mjetet e shkrumbuara. Ende nuk ka një njoftim policie për ngjarjen e rëndë.

(a.b)/dosja.al

The post FOTO- Dyshohet e qëllimshme! Digjen gjatë natës 4 mjete në hyrje të Shkodrës appeared first on Dosja AL.

NA NDIQ NË FACEBOOK