Lajme
FOTO- Bardhi me laps e letër në Kuvend! Mbledh deputetët e PD, zbulohet kërkesa e tij

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte me një mision sot në Kuvend! Ai është fotografuar me një letër të bardhë në dorë, në të cilën shihen disa emra dhe firma. Ai është fotografuar me dokumente të firmosur nga deputetët, teksa diskuton me Flutura Açkën dhe Dashnor Sulën. Raportohet se firmat e mbledhura nga Bardhi lidhen me kërkesën për të ngritur një Komision Hetimor Parlamentar për vendimet dhe shpalljen e investitorëve strategjik.


Një ditë më parë maxhoranca i rrëzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të përhershëm për Investitorët Strategjik.
LAJMI KRYESOR: LIVE- Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektligjet që pritet të miratohen (RENDI)
(a.b)/dosja.al
The post FOTO- Bardhi me laps e letër në Kuvend! Mbledh deputetët e PD, zbulohet kërkesa e tij appeared first on Dosja AL.



















