Connect with us

Lajme

Emri që demokratët do të votonin për kryetar të PD

Publikuar

TIRANË- Tre në pesë (58,7%) shqiptarë mendojnë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika. Mes qytetarëve shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit votuan Partinë Demokratike, situata përmbyset. Tre nga pesë votues të djathtë (63,2%) mendojnë se Berisha nuk duhet të tërhiqet nga politika. Vetëm një në tre votues të PD-së (30,8%) është dakord që Berisha të tërhiqet përfundimisht nga politika.

Sondazhi

Më shumë se gjysma e shqiptarëve (53,8%) mendojnë se PD nuk vjen më në pushtet me Berishën në krye. Një në tre shqiptarë (33,8%) mendojnë se Berisha mund ta sjellë sërish në pushtet PD-në. Mes qytetarëve që në zgjedhjet e fundit votuan PD-në, mbizotëron mendimi se demokratët vijnë në pushtet me Berishën.

Sondazhi

Tre në pesë (60,9%) votues të djathtë mendojnë se Berisha e sjell PD-në në pushtet. Më pak se një në tre votues të djathtë (27,8%) nuk e beson këtë. Më shumë se 65% e votuesve të PD mendojnë se Berisha do fitojë zgjedhjet për kryetar të PD-së. Vetëm 16% e tyre mendojnë se garën mund ta fitojë një kandidat tjetër.

Sondazhi

50% e votuesve të djathtë do zgjidhnin Berishën kryetar partie nëse do kishin mundësi të votonin. Vetëm 7,4% e tyre do zgjidhnin ish-kryetarin Lulzim Basha. Gjetjet janë të Barometrit ne Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë.

Sondazhi

Marrë nga Euronews

The post Emri që demokratët do të votonin për kryetar të PD appeared first on Dosja AL.

NA NDIQ NË FACEBOOK