Connect with us

Tech & Auto

Elon Musk thotë se ekipi ligjor i Twitterit e akuzon se e ka shkelur një marrëveshje

Published

on

Biznesmeni Elon Musk ka thënë se ekipi ligjor i Twitterit e ka akuzuar atë për shkelje të një marrëveshjeje për moszbulim të të dhënave të disa përdoruesve të kësaj platforme.

Shefi ekzekutiv i makinave elektrike Tesla ka theksuar se këta zyrtarë të Twitterit ishin ankuar për 100 llogari, për të cilat thanë se Musk e kishte shkelur marrëveshjen që e kishin me ta.

Musk, të premten, ka shkruar në Twitter se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të privatizuar Twitterin ishte “përkohësisht në pauzë”, ndërsa ai pret të dhëna për përqindjen e llogarive false në Twitter.

Ai tha se ekipi i tij do të testonte “një mostër me 100 përdorues” në Twitter për të identifikuar nëse ka robotë.

Sipas Musk, ky sqarim i tij ka shkaktuar që të marrë një reagim nga ekipi ligjor i Twitterit, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media