Lajme
EKSKLUZIVE/ Vrasësi i komandant Shqiponjës në arrati (FOTO)

Bajram Limani, vrasësi i Xhemail Rexhepit – komandant Shqiponjës, është i pakapshëm për organet e rendit për të vujatur dënimin me burg prej 7 vitesh, raporton ZYRTARE.net
Burime të ZYRTARE.net mësojnë se Limani është liruar për në shtëpi gjatë vitit 2016 dhe se që nga ajo kohë nuk është kthyer në burg për të vuajtur dënimin. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në faqen zyrtare të saj njofton se për Limanin ka shpallur tashmë fletarrest ndërkombëtarë.
Limani, vrasësi i komandant Shqiponjës në vitin 2017 në procesin gjyqësor që u zhvillua në gjykatën e Kumanovës u dënua me 7 vjet burg e 3 muaj heqje lirie.
Vrasja e Komandat Shqiponjës ndodhi më 23 korrik të vitit 2015, e si pikënisje kishte zënkën për postin e kreut të degës së BDI-së në Kumanovë./Zyrtare.net/

















