Connect with us

Lajme

Edhe nën Qeverinë e Albin Kurtit, AKP vazhdon shitjen e pronave publike

Publikuar

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot ka shpallur konkurs për shitjen e 55 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, përmes likuidimit. Ky veprim ka shkaktuar habi në opinion, duke qenë se Qeveria Kurti tashmë ka vendosur që të ndalohen shitjet e tilla. Madje kryeministri Kurti ishte shumë i zëshëm për shuarjen e kësaj ndërmarrje para se të vinte në Qeveri…

Sot gjatë ditës, AKP doli me njoftimin për shitjen e 55 aseteve, përfshirë toka, lokale, depo, supermarkete etj. Afati për aplikim është lënë i hapur deri më 15 qershor 2022.

Mirëpo, Qeveria Kurti në mars 2021 veçse kishte kërkuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit  të pezullojë shitjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore.

Kësaj pastaj i ishte pëcjellë edhe vendimi tjetër i shkurtit të vitit 2022. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëzoi që AKP-ja të mos i vendos në shitje asetet që janë të identifikuara për të kaluar në Fondin Sovran.

Kujtojmë që gjatë fushatës zgjedhore, Kurti  në kuadër të programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje kishte premtuar  krijimin e Fondit Sovran, në mënyrë që gjitha asetet të kalojnë aty.

“AKP duhet të shuhet sepse do të ndërtohet fondi sovran. Nuk mundemi edhe AKP dhe fond sovran, a në zgjedhje ka fituar AKP dhe Banka Zhvillimore prandaj ne duhet ta shuajmë AKP-në. E për ta shuar atë duhet ta shkarkojmë bordin e AKP-së si hapa i parë drejtë shuarjes së AKP-së. Kuvendi ngarkon, Kuvendi shkarkon, Kuvendi ngarkon sërish, AKP shuhet dhe fondi sovran ngritët. Për këtë kanë votuar qytetarët dhe ne jemi në ngritje”, ishte një deklaratë e Kurtit.

Lidhur më këtë, një pyetje e ka shtruar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Çfarë po ndodh me Agjencinë Kosovare të Privatizimit?! Paska hapur valë të re të privatizimit të 55 aseteve, ku përfshihen toka dhe lokale afariste e asete të tjera. A është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake, i konfirmuar edhe nga Qeveria aktuale, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP?!”, është reagimi i Hotit./PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK