Lajme
‘Çmenden’ urbanët! Pas përfundimit në Lanë, autobusi përplaset me stacionin e pasagjerëve

TIRANË– Nuk kanë fund aksidentet me autobusa në Tiranë. Pasi autobusi ‘Go Green’ përfundoi në Lumin Lana, një tjetër urban i kryeqytetit është përfshirë në aksident. Autobusi i linjës së ‘Qyteti Studenti’ – ‘Jordan Misja’ është përplasur në kabinën e stacionit e pasagjerëve në bulevardin ‘Zogu i Parë’. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar mirëpo shihet qartë që mjeti ka pësuar dëmtime të shumta.

Tre ditë më parë një autobus i linjës së ‘Unazës’ doli nga rruga e përfundoi në Lanë. Nga ky aksident u plagosën 5 persona dhe paniku ishte i madh. Autobusi ende qëndron mbi Lanë, veprim ky që sipas Bashkisë do të shërbejë për sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve.
(a.b)/dosja.al
The post ‘Çmenden’ urbanët! Pas përfundimit në Lanë, autobusi përplaset me stacionin e pasagjerëve appeared first on Dosja AL.





















