Connect with us

Lajme

Çifti u aksidentua dje te Rruga e Kavajës, kushëriri i të plagosurit: Të ndërgjegjësohemi

Publikuar

TIRANË- Në foton e mëposhtme shfaqen çifti Vilma dhe Arjan Konomi, të cilët pozojnë ndërsa në karrocë kanë foshenjën 3-muajshme. Ka qenë kushëriri i Arjan Konomit, ai që ka publikuar foton në profilin e tij në rrjetet sociale duke shkruar se kjo ngjarje e rëndë duhet të shërbejë për ndërgjegjësim.

“Një familje si duhet të jenë gjithë familjet shqiptare në punë të vetë dhe me gëzimin e jetës së tyre vajzën vetëm 3 muajshe, Arjani kushëriri im që pësoi një aksident të tmerrshëm. Lutemi për të dhe Vilmën të rikuperohen shpejt. Duhet të ndërgjegjësohemi, një ditë do na vijë radha”, shkruan ai në Instagram.

 

The post Çifti u aksidentua dje te Rruga e Kavajës, kushëriri i të plagosurit: Të ndërgjegjësohemi appeared first on Dosja AL.

NA NDIQ NË FACEBOOK